Dështojnë zgjedhjet në veri të Kosovës, Shala: Qytetarët janë ndjerë të shantazhuar nga lista serbe
Në një intervistë për Ora News, analisti Krenar Shala u shpreh se Lista Serbe e filloi peticion për votimin e largimit të kryetarëve aktualë dhe pastaj kuptoi se nuk i ka numrat për t’i larguar ata dhe bëri thirrje që të bojkotohet ky proces
Ai shtoi se ajo pjesë e qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës nuk janë të lirë, por janë të shantazhuar dhe të frikësuar nga Beogradi,
Shala: Lista Serbe e filloi peticion për votimin e largimit të kryetarëve aktualë dhe pastaj kuptoi se nuk i ka numrat për t’i larguar ata dhe bëri thirrje që të bojkotohet ky proces. Është një shantazh ndaj Kosovës dhe për të rënë pre e ndikimit të akuzave të tyre absurde.
Ajo pjesë e qytetarëve që jetojnë në veri nuk janë të lirë, por janë të shantazhuar dhe të frikësuar nga Beogradi, ashtu sikurse ka ndodhur edhe me votimit për këtë peticion. Më herët nuk ka pasur votim të lirë në vendet që banojnë serbët, ku partia Lista Serbe merrte mbi 95%, gjë e cila nuk ka kuptim në një shoqëri demokratike.
