Koreja e Veriut "tregon muskujt", realizon një tjetër test të ri raketor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2024, 10:35
Koreja e Veriut kreu të premten një provë të një rakete lundrimi dhe një lëshim provë të një rakete të re kundërajrore, njoftoi sot Agjencia e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA).
Sipas të njëjtit burim, të premten pasdite pati një test fuqie, të projektuar për një raketë strategjike lundrimi “Hwasal-1 Ra-3″, si dhe një lëshim provë të një lloji të ri rakete anti-ajrore ” Pyolji-1-2″.
Nuk ka pasur asnjë raport deri më tani nga Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara në lidhje me testet specifike.

