Sara shtatzënë, Bardhi i emocionuar: Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2024, 08:16
Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ishte ish-banorja e BBVA-s, që publikoi një video të barkut derisa bëri edhe dedikimin për foshnjën e tyre në ardhje. Përveç kësaj nuk mungoi edhe dedikimi i veçantë i Bardhit për pritjen e ëmbël.

“Faleminderit Zotit… Këtë gëzim deshta me e nda me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë”, shkroi artisti përmes një postimi.
Dyshja kishin nisur lidhjen brenda shtëpisë së BBVA-s dhe ishin ndër çiftet më të përfolur brenda këtij formati. Bardhi vazhdimisht i kishte thënë Sarës që e shihte si nënën e fëmijëve të tij.

