Kapet 2 milionë euro kokainë në portin e Igumenicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2024, 16:23
Një sasi rekord kokaine me vlerë 2 milionë euro është kapur në portin e Igumenicës, në Greqinë fqinje.
Autoritetet në port zbuluan rreth 59.5 kg kokainë, të ndara në 54 pako, brenda një kamioni frigoriferik.
Kokaina u zbulua nga qeni i stërvitur Vlad, në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.
Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet më tej nga autoritetet.