Izraeli e konfirmon: 100 dronë dhe dhjetëra raketa janë nisur nga Irani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2024, 22:41
Zyrtarët izraelitë konfirmuan se dhjetëra dronë u nisën nga Irani drejt Izraelit.
Këtë e raporton Ynet.
Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, u lëshuan 100 dronë dhe dhjetëra raketa.
Ata pritet që të mbërrijnë në Izrael rreth orës 6:30 të mëngjesit.
