Përshtat modën me aktrimin, Zendaya shkëlqen në tapetin e kuq
Si gjithmonë, paraqitja e modeles dhe aktores së njohur amerikane Zendaya në tapetin e kuq nuk kalon pa u vënë re me detaje nga mediat
Veshja e saj në premierën e filmit të ri ‘Challengers’ lidhet drejtpërdrejt me karakterin që ajo luan në rol, një mënyrë që ylli i hollivudit ka zgjedhur shpesh kohët e fundit për të integruar dy pasionet e saj.
Me një fustan të bardhë me jakë polo, dhe të qëndisur në gjithë copën me raketat e tenisit, Zendaya e ka përshattur më së miri modën me aktrimin.
‘Moda është diçka që unë e kam përdorur gjithmonë si një mjet, në fund të fundit, mendoj se jam një person më i turpshëm, kështu që më lejon të krijoj këtë personazh, këtë personazh në të cilin mund të jetoj ditën dhe të zgjeroj rolin,"i është përgjur 27 vjecarja kuriozitetit të gazetarëve.
"Ne jemi shumë me fat që jemi pjesë e filmave me referenca kaq të pasura kështu që mund të tërhiqemi nga kjo’ ka shtuar ajo.
Gjetja është pritur mirë, me kritikët që ndanë mendimet positive duke argumentuar se hyrja në karakter shpesh është gjithëpërfshirëse për një aktor.
Shprehje të fytyrës për t'u zotëruar, theks të ndryshëm të të folurit dhe ndonjëherë një pamje krejtësisht e re falë rrobave, make up-it dhe flokëve.
