Pozon nudo për të festuar 59 vjetorin, supermodelja Paulina Porizkova: Ndihem rehat, për ju që do më kritikoni…
Supermodelja dhe aktorja Paulina Porizkova u shfaq së fundmi në kopertinën e Vogue, duke ngjallur reagime të shumta.
Paulina realizoi një set fotografik shumë të guximshëm. Në një nga fotot, supermodelja e viteve 1990 shfaqet me gjoksin e zbuluar, ndërsa pozon me një djalë duke ngjallur kështu shumë reagime.
Ndërkaq, së fundmi supermodelja ka festuar vitin e fundit para se të mbushë 60 vjeç me një pamje nudo që të lë pa frymë. Në xhirimin e fundit ajo buzëqesh e ulur në shtratin e parregulluar, pa veshur asgjë. Make-up-i praktikisht mungon.
“Ja ku jam në vitin e fundit të të 50-tave. Kjo ka qenë dekada më e keqe, më e vështirë, por edhe më ndriçuese e jetës sime. Jam krenare që kam arritur moshën 59! Nuk jam ndjerë kurrë kaq rehat në lëkurën time. Për ata që si zakonisht do të më kritikojnë për foton e zhveshur në moshën time, dua t’i qetësoj menjëherë. M’u deshën 59 vjet që të ndihesha kaq rehat dhe pa turp, të njëjtën gjë uroj edhe për ju”, shkruan ajo.
