Shtëpia e Bardhë: Izraeli nuk ka paraqitur plan të besueshëm për Rafahun

Qeveria amerikane thotë se Izraeli ende nuk ka paraqitur një plan bindës për të mbrojtur popullsinë civile në rast të një sulmi tokësor në qytetin Rafah në Rripin e Gazës.

Këshilltari i sigurisë i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan, tha dje në Uashington se ai nuk kishte parë ende një plan “një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm” për evakuimin dhe rivendosjen e njerëzve në Rafah”.

”Izraeli nuk kishte detajuar se si civilët mund të strehoheshin dhe t’u jepej kujdes mjekësor”, shtoi ai.

Sullivan theksoi se ka kanale komunikimi me qeverinë izraelite.

Si aleati i saj më i rëndësishëm, SHBA-ja e ka paralajmëruar vazhdimisht Izraelin kundër një ofensive në shkallë të gjerë kundër organizatës islamike Hamas në Rafah, ku më shumë se një milion civilë palestinezë kanë kërkuar strehim nga luftimet.

Qeveria amerikane e konsideron të gabuar një sulm tokësor në shkallë të gjerë në Rafah dhe ka diskutuar alternativa me Izraelin.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën në mbrëmje se një datë për operacionin ushtarak ishte caktuar tashmë.