“Hit Me Hard And Soft” - Bilie Elish vjen me albumin ekologjik

Këngëtarja amerikane Billie Eilish pritet të publikojë albumin e saj të 3. Si një aktiviste për klimën prej kohësh, artistja ka treguar se gjithçka po përdor për prodhimin janë material i riciklueshëm

Billie Elish ka njoftuar detajet e atij që ka të ngjarë të jetë një nga albumet më të mëdhenj të vitit 2024…

Ylli amerikan bëri të ditur se albumi i saj i tretë, “Hit Me Hard And Soft”, do të publikohet më 17 maj, por pa publikuar asnjë këngë paraprakisht, në mënyrë që fansat të mund ti dëgjojnë të gjitha menjëherë.

Por ajo që e bën më të veçantë prodhimin e artistes këtë herë, është plani për të minimizuar ndikimin e saj mjedisor.

Paketimi dhe materialet e përdorura në krijimin e ri do të jenë të gjitha të riciklueshme.

Billie Eilish do të përdorë gjithashtu bojë të papërpunuar, me bazë bimore dhe shkëlqyes me bazë uji. Kështu CD dhe vinylat e reja do të riciklohen 100%.

Lëvizja vjen mes një bumi të vazhdueshëm në shitjet e vinylave, të përbërë prej plastikës, me 5.9 milionë njësi të shitura vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, vitin e kaluar.

Këngëtarja amerikane, e cila është prej kohësh aktiviste e klimës, ka pohuar se ndihej e detyruar të trajtonte problemin.

“Unë nuk mund të injoroj atë që di dhe të shikoj për biznesin dhe karrierën time dhe të mos bëj diçka. Thjesht nuk jam rritur kështu, apo si dua ta jetoj jetën time”, është shprehur ajo.