“Asnjëra nuk e bën siç e bëj unë”/ Konfirmoi ndarjen nga Bes Kallaku, Xhensila "çmend"publikun me levizjet e saj në skenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2024, 21:07
Xhensila Myrtezaj është një nga personazhet më të përfolur në mediat rozë kohët e fundit.
Pak kohë më parë, u konfirmua se këngëtarja i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me aktorin Bes Kallaku, teksa çifti janë prindër të një vajze dhe një djali.
Por duket se problemet në jetën personale, nuk e ndalin Xhensilën të shkëlqejë në karrierë.
Këngëtarja është shfaqur në super formë në daljet e fundit në skenë, ku nuk kanë munguar as lëvizjet provokuese nga ana e saj.