Këngëtari i famshëm bëhet baba për herë të dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2024, 19:59
Reperi i njohur shqiptar, Lumi B, është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Miranda e bëri të ditur këtë lajm, përmes një postimi në InstaStory, ku edhe konfirmoi se djali i tyre erdhi në jetë më 28 mars.
“Më datën 28 mars 2024, jemi bekuar me lindjen e djalit tonë. Sot gjej rastin dhe dua të falënderoj nga zemra gjithë personelin mjekësor”, shkroi bashkëshortja e reperit.
Lumi B dhe Miranda po ashtu kanë një djalë tjetër së bashku.

