Putin firmos dekretin e ri/ 147 mijë të rinj rusë do të rekrutohen për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë

Presidenti  i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rekrutim të detyrueshëm në forcat e armatosura për periudhën nga prilli deri në korrik.

Dispozita, shkruan agjencia ruse e lajmeve Tass, ka të bëjë me të gjithë qytetarët e Federatës Ruse nga mosha 18 deri në 30 vjeç.

Këta janë 147 mijë rekrutues, të cilët do të rekrutohen dhe më pas do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë deri në verë.

Ndërkohë që lufta në Ukrainë është në ditën e 767-të, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të furnizojnë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi për të goditur aeroportet dhe avionët në Krime.