Hyseni: Ikja e të rinjve po kthehet në shqetësim, mungojnë kapacitetet njerëzore për punë
Lindita Hyseni nga Lëvizja rinore për demokraci në Pukë, e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se ikja e të rinjve po kthehet në shqetësim dhe se mungojnë kapacitetet njerëzore për punë.
Hyseni: Puka futet tek bashkitë e vogla dhe konsiderohet bashki e vogël.
Sipas taksave që mbledh mbetet tek nivelet e ulëta të të ardhurave.
Megjithëse ka nivele të ulura të ardhurash, bashkia është munduar që ato shpenzime që i klasifikon buxheti ti çoj tek prioritetet komunitare, ku një pjesë e madhe tyre janë të dala nga procesi i kontratave sociale.
Edhe ne kemi kontrata sociale.
Vazhdojnë të mbesin probleme të pazgjidhura sic është infrastruktura rurale, punësimi i të rinjve.
Ikja e të rinjve po kthehet në shqetësim, mungojnë kapacitetet njerëzore për punë.
