Rusia sulmon kabinat ukrainase/ Dronë e raketa objekteve të energjisë elektrike, rajone të tëra në errësirë

Orët e para të së premtes e gjetën Ukrainën nën sulmet e dronëve rusë, të cilët sulmuan kabinat elektrike. Disa rajone mbetën në errësirë të plotë.

Kabinat elektrike të Ukrainës ishin objekt i sulmeve ruse me dronë e raketa gjatë orëve të para të së premtes.

Këto sulme shkaktuan dëme në hidrocentrale dhe termocentrale, raportoi operatori i energjisë ukrainase, Ukrenergo.

Këto sulme ruse, që janë më të mëdhatë që nga e premtja e kaluar, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë që e kanë detyruar Kievin që të ndalë eksportet e energjisë dhe të varet nga importet.

Ukrenergo theksoi se në rajonin juglindor të Dnipropetrovskit autoritetet janë detyruar që të ndalin furnizimin me energji elektrike.

Ndërkaq, kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, DTEK, njoftoi se Rusia ka sulmuar tri termocentrale në pronësi të kompanisë.

Kjo kompani tha se dëmet në pajisje janë të mëdha, por pas përfundimit të sulmit, inxhinierët elektrikë menjëherë kanë nisur punën për të riparuar dëmet.

Ndërkaq, televizioni ukrainas raportoi mëngjesin e së premtes se shpërthime janë dëgjuar në rajonet Ivano-Frankivsk dhe Hmelnitski dhe në qytetin Dnipro, ndërkaq raportohet se Rusia ka kryer sulme me raketa lundruese.

Në javët e fundit, rusët kanë intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës duke shënjestruar infrastrukturën kyçe, përfshirë ndërtesat e energjisë, në shenjë hakmarrjeje për bombardimet në rajonet kufitare ruse.