FOTO/ E lënduar pas ndarjes me Ledrin? Sara bën postimin e papritur: Ku është shëruesi im...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2024, 20:11
Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej kohësh përfliten se janë ndarë, lajme të cilat Ledri i ka pohuar edhe publikisht, megjithëse nuk ka dashur të ndajë asnjë detaj rreth situatës.
Teksa herë pas here duket sikur janë thumbuar në rrjete sociale, ditën e sotme ka qenë Sara e cila duket se ka zbuluar si ndihet pas gjithë kësaj historie.
“Ndjehem sikur jam shëruesja e të gjithëve, por ku është shëruesi im?”- ka shkruar ajo, duke na treguar kështu se ndihet e lënduar dhe po kërkon për “ilaçin” e saj.


