OJQ në San Francisko nxjerr raportin: Nuk është punuar për të minimizuar aktivitetin e naftës dhe gazit
Rritja e aktivitetit të ri të naftës dhe gazit po kërcënon të shkatërrojë qëllimet klimatike të Parisit, për të mos lejuar rritjen e temperaturës së globit mbi 1.5 gradë celsius. Sipas raportit më të fundit prodhuesit botërorë po katërfishojnë prodhimin nga projektet e miratuara së fundmi.
Dakordësia e arritur në vitin 2021 nga Cop21 në Paris për uljen e prodhimit dhe nxjerrjes së karburanteve fosile nga afro 200 vende në mbarë botën nuk është respektuar.
Në kundërshtim me këtë që nga të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë në 2021-in e deri tani vendet dhe kompanitë kryesore të prodhimit të karburanteve fosile përkundrazi kanë shtuar aktivitetin prodhues dhe zbulues të naftës dhe gazit.
Kjo bie në kundërshtim me politikat globale që janë kërkuar prej tyre për të shmangur rritjet e temperaturës së globit mbi 1.5 gradë celcius.
Të paktën 20 miliardë fuçi naftë ekuivalente me naftë dhe gaz të ri janë zbulime që presin nisjen e punimeve dhe shpimeve, sipas raportit të ri nga Global Energy Monitor.
E në fakt deri në fund të kësaj dekade, industria e karburanteve fosile synon të sanksionojë gati katërfishin e kësaj sasie.
SHBA, e cila ka prodhuar më shumë naftë bruto se çdo vend tjerër ndonjëherë në histori në gjashtë vitet, ka nisur projekte të tjera në 2022 dhe 2023, thuhet në raport.
Dështimi për të ngadalësuar qoftë edhe pak kërkimin për naftë dhe gaz të ri rrezikon një goditje fatale për shpresat tashmë të pakta që bota të mbetet nën 1.5 C, një kufi që shkencëtarët presin që do të tejkalohet brenda një dekade .
Infrastruktura tashmë funksionale e naftës dhe gazit do të jetë e mjaftueshme për të shtyrë botën përtej kufirit të rritjes së 1.5 C dhe aktiviteti shtesë i planifikuar vetëm sa do të rrisë më tej temperaturën globale.
Shkenca paralajmëron sërish: Asnjë zbulim të ri nafte dhe gazi, ose planeti do të kalojë përtej atë që mund të përballojë.


