Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, ja si reagoi e reja kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2024, 17:37
Një vajzë e cila ishte e ftuar në një dasmë, mbeti e ‘shokuar’ kur mësoi se kishte veshur aksidentalisht fustanin e njëjtë me atë të shoqërueseve të nuses.
Taylor Fogarty nga Florida kishte shpenzuar 100 dollarë në një fustan me ngjyrë të kaltër, për ta veshur në një dasmë në New Jersey.
Vajza e re e cila ishte grimere mbeti e turpëruar kur pa shoqërueset e nuses që ishin ndalur pranë altarit dhe kishin të veshur fustanin e njëjtë që kishte edhe ajo.
28-vjeçarja shpërndau videon në TikTok, dhe që nga ai moment ka marrë mbi 1.9 milion shikime dhe nxiti një “lumë” komentesh.
