Një vit nga vrasja e rojes Pal Kola në vendin e punës, ja çfarë thotë Ledioni për zbardhjen e çështjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2024, 21:17
Para një viti, në drejtim të televizionit "Top Chanel" u qëllua 25 herë, nga ku roja i godinës ballore, Pal Kola, mbeti i vdekur.
Mbrëmja e sotme e spektaklit televiziv "BBVA3", ka nisur ndryshe, ku moderatori, Ledion Liço tha:
"Një vit më parë 25 plumba do të qëllon mbi Top Channel dhe do të merrnin jetën e rojës Pal Kolës dhe do të tronditnin stafin e Big Brother që ishin në punë. Një ngjarje edhe pse shumë e rëndë ende e pazbardhur. Për njerëzit që janë pas kamerave, vazhduan dhe vazhdojnë të sjellin programet që kam shumë doni dhe lëvdoni dhe komentoni, ndaj për gjithë stafin e Top Channel, shkon kjo duartrokitje. Uroj që familja e Pal Kolës të ketë ndjerë dashurinë nga studio."
