Kakao e ëmbël, çmim “i kripur”/ Çmimi në tregun ndërkombëtar thyen rekordin, rreth 9 mijë dollarë/ton
Vijon rritja me shpejtësi e çmimit të kakaos, ndërsa bota pret ëmbëlsira për Pashkët. Rreth 9 mijë dollarë për ton shitet tregtohet aktualisht, që është shifra më e lartë e këtij produkti ndonjëherë.
Kakao po bëhet produkt i nxehtë i tregtisë botërore këtë vit, me çmimin qe ka kapur nivelin rekord të të gjitha kohërave.
Rreth 9 mijë dollarë për ton vlerësohet tashmë, nga më pak se 4200 dollarë për ton në fillim të 2024.
Arsyeja për këtë lëvizje masive të çmimeve në këtë rast, ndryshe nga përgjithësia, shkon përtej ofertë-kërkesës së tregut.
Ajo lidhet me kushtet e motit që janë të pafavorshme për kultivimin e bimës, thatësirës së shkaktuar nga fenomeni El Niño dhe pasimin me zjarre shkatërruese.
Duket se këto kushte të klimës të thatë nuk do të ndryshojnë së shpejti në Afrikën Perëndimore e cila prodhon më shumë se 70% të furnizimit global të kakaos.
Megjithatë, mediat ndërkombëtare kanë shkruar se më shumë fabrika të mëdha mund të mbyllen së shpejti në Bregun e Fildishtë, ndërsa sondazhet tregojnë tërheqje të konsumatorëve me pakicë nga blerjet.

