Sulmi terrorist në Moskë, Komiteti hetimor rus kërkon të arrestohen edhe 3 persona të tjera
Komiteti Hetimor Rus ka bërë të ditur se ka vërtetuar se ka akoma më shumë njerëz që janë përfshirë në sulmin terrorist të së premtes në Crocus City, përtej katër të arrestuarve që dyshohet se kanë kryer sulmin.
“Sipas hetimeve, për të kryer një akt terrorist, Shamsidin Fariduni rekrutoi Aminchon Islomov në grupin e organizuar jo më vonë se janari 2024 dhe Dilovar Islomov jo më vonë se 11 mars 2024”, shkruan Komiteti Hetues në Telegram.
Hetuesit po i kërkojnë Gjykatës Basmanny të Moskës të zgjedhë një masë parandaluese për tre të pandehurit, tha gjykata për TASS.
“U morën edhe tre dosje të tjera në lidhje me të akuzuarin Islomov Aminchon Isroilovich, Islomov Dilovar Isroilovich, si dhe të dyshuarin Islomov IsroilIbragimovich” tha gjykata, sipas TASS.
Fariduni ishte një nga ata që u arrestuan në Bryansk ditën e shtunë. Të dy Aminchon dhe Dilovar Islomov u paraqitën në gjykatën e Basmanny në Moskë të hënën.
