Ambasada ruse në SHBA: Nuk kemi marrë asnjë njoftim për një sulm të afërt terrorist
Ambasada ruse në Uashington nuk ka marrë asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm terrorist në Moskë nga SHBA. Kështu deklaroi të dielën ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara. Anatoli Antonov për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
Misioni diplomatik i SHBA-së kishte paralajmëruar amerikanët që të “shmangin grumbullimet e mëdha” në fillim të marsit për shkak të raporteve “se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë”.
Në fillim të kësaj jave, Putini i hodhi poshtë këto paralajmërime, duke i thënë FSB-së se paralajmërimet e ambasadës ishin “provokuese” dhe “shantazh i drejtpërdrejtë”.
“Ne nuk kemi marrë asnjë njoftim apo mesazh paraprakisht. Ne i kushtuam vëmendje kësaj, por… nuk kam pasur kontakte as me Shtëpinë e Bardhë, as me Departamentin e Shtetit për këtë çështje,” tha Antonov për RIA.
Në dritën e sulmit të së premtes në Crocus, Antonov tha për RIA Novosti se kontaktet midis SHBA-së dhe Federatës Ruse në luftën kundër terrorizmit janë “shkatërruar”, duke shtuar se faji nuk ishte i Moskës.
“Gjithmonë u kam kujtuar amerikanëve se presidenti ynë ishte i pari që në vitin 2001 u zgjati dorën amerikanëve dhe deklaroi gatishmërinë për të ofruar ndihmë. Dhe diçka funksionoi, funksionoi… dhe nuk është faji ynë që e gjithë kjo është shkatërruar sot”, tha ai.
