“Është absurde…”/ Ledioni komenton videon e babait të Sarës, Ish-banori: Ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi...

Në studio, gjatë "primet" të sotëm, kanë qenë të ftuar edhe dy ish-banorët të cilët po vazhdojnë lidhjen e tyre jashtë, Bardhi dhe Sara.

“Nëna është mirë aktualisht. Faleminderit të gjithë atyre që kanë pyetur. Pas daljes nga shtëpia kam hyrë për të parë edhe komentet për moralin Sarës. Unë e di se çfarë morali ka Sara dhe e njoh shumë mirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi. Ashtu siç e kam thënë”, deklaroi Bardhi.

Nga ana tjetë, Ledioni komentoi situatën mes Sarës dhe babait të saj, i cili ka ofenduar ish-banoren dhe mamanë e saj.

"Rasti konkret unë realisht uroj që të jeni mirë me njëri-tjetrin. Sara për ty ka qenë një javë e vështirë dhe je mirë në atë takim. Nga ato që rrefenja që kam lexuar këtë javë, që kanë lidhje me Bardhin dhe me ty. më vjen keq si një baba i një vajze, kur dëgjoj babain e një vajze të flas në atë mënyrë. Jam i pataksur. Nuk do doja në asnjë lloj mënyre që një burrë të flas ashtu për vajzën e tij. Kjo është absurde, qesharake dhe krejt e panevojshme.