“Tiran i vogël”, Petkoviç: Kurti nuk mund të prishë lidhjet e serbëve me Serbinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 15:08
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Petar Petkoviç është shprehur kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se Kurti nuk mund t’i shkëpusë dot lidhjet e serbëve të Kosovës me Serbinë.
“Kurti mund të ndryshojë tabelat në rrugë, por nuk mund të shkëpusë lidhjet që serbët në Kosovë kanë me shtetin e tyre. Ata e dinë dhe njohin vetëm dhunë dhe nuk e dinë çfarë është jetesa paqësore. Serbia ka mbijetuar me shekuj dhe do t’i mbijetojë edhe këtij tirani të vogël”, ka thënë Petkoviç.
Gjatë ditës, punonjës të shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë hequr tabelat rrugore të vjetra cirilike me emra vendesh në veri të Kosovës, duke i zëvendësuar me tabela rrugore blu të shkruara në gjuhën shqipe dhe serbe.

