Brad Pitt dhe Jolie sërish në dyert e gjykatës/ Kështjella “Château Miraval” rikthen aktoret në gjyq
Edhe pse janë divorcuar që në vitin 2019, aktorët Brad Pitt dhe Angelina Jolie, janë rikthyer sërish në dyert e gjykatës, këtë herë për të ndarë se kujt I përket, kështjella dhe vreshtat që ata kanë blerë në 2012, në Franc. Pit ngre pretendimet se ai ka 60 përqind të aksioneve.
Brad Pitt dhe Angelina Jolie, duket se nuk I kanë zgjidhur përfundimishtë cështjet e tyre në gjykatat.
Edhe pse të divorcuar që në 2019-ën, përveç kujdestarisë së fëmijëve dhe marrëdhënies së aktorit me ta, çifti dikur i dashur për publikun e ka lënë të hapur edhe çështjen e kështjellës së në Francë.
Sipas Fox News, Pitt dhe Jolie janë kthyer në gjykatë këtë javë për pronësinë e Château Miraval.
Në shkurt, Brad Pitt fitoi raundin e fundit në betejën e tij ligjore me ish-in e tij, mbi vreshtin e tyre francez prej 500 milionë dollarësh.

Ylli 60-vjeçar i Hollyëood është paraqitur në gjykatat e Kalifornisë dhe Luksemburgut për Château Miraval, është një pasuri prej 500 hektarësh e vendosur në zemër të Provence se Francës. Në vitin 2012, ajo u ble nga Brad Pitt dhe Angelina Jolie
Aktori ka argumentuar se ai duhet të ketë shumicën e aksioneve në vreshtin e famshëm pasi Jolie, i shiti aksionet e saj Yuri Shefler, pronar i gjigantit rus të vodkës Stoli.
Para se të martoheshin, çifti bleu pronën së bashku, ku Pitt zotëronte 60% dhe Jolie 40%.
Në fakt, ata u martuan në kantinë në vitin 2014 dhe Pitt i dha Jolie 10 për qind shtesë.

Deri në 2016 prona ishte e ndarë 50-50. Jolie më pas shiti aksionet e saj, por Pitt argumenton se marrëveshja e saj ishte e pavlefshme dhe se ai duhet të mbajë 60% të pronësisë së tij.

