Takimi me Escobar, Osmani i kërkon Serbisë ekstradimin e autorëve të sulmit në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se bashkëpunimi me ShBA-në duhet të jetë bosht i veprimeve të institucioneve të Kosovës.

Osmani, pas takimit me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kërkoi nga Serbia të ekstradojë në Kosovë terroristët e sulmit të Banjskës.

E para e shtetit të Kosovës duke folur për dialogun me Serbinë, tha se Kosova mbetet e përkushtuar, por nënvizoi nevojën që ndërmjetësuesi të ketë qasje të balancuar në këtë proces.