Automjeti përplaset me një gomar, ndërron jetë 24-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2024, 12:11
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë e re ka ndërruar jetë për pasojë.
Makina e aksidentuar drejtohej nga i riu, i cili është përplasur me një gomar që ndodhej në rrugë. Si rrjedhojë, mjeti ka humbur drejtimin dhe është aksidentuar.
Pasagjerja 24-vjeçare gjeti vdekjen, ndërkohë që shoferi është plagosur rëndë.
