“Majë takave me sytë e nxirë…”/ Julia zgjedh veshjen me simbolikën e veçantë për spektaklin e sotëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2024, 21:33
Julia, një nga banoret e spektaklit televiziv "BBVA3", ka zgjedhur një veshje ndryshe nga gratë e tjera në shtëpi.
Ajo ka zgjedhur të vishet me një këmishë burri, ku me anë të saj dha një mesazh.
“Këtë veshje e tregova për të treguar që ne mund të rrimë dhe majë takave, me sytë e nxirë dhe fyryrën e lodhur dhe të tregojmë që mund t’ia dalim. Dhe fjongon e kuqe e kam vendosur në kujtim të vajzave, grave, motrave që ju është marrë jeta nga dora kriminale e një burri”- tha Julia.
