Ditë jo të mira për Princin, ish-striptisja e kërcënon se do i publikojë fotot nudo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 17:42
Ditë jo të mira për Princ Harry-n.
Carrie Royal, ish-striptisja 52-vjeçare, anëtare e OnlyFans së fundmi ka kërcënuar dukën e Sussex se do t’i publikojë fotot nudo që ka realizuar nga festa e tyre “famëkeqe” në Las Vegas në vitin 2012.
Ajo ka treguar detaje nga festa, teksa tregon se Harry ka qenë nën efektin e alkollit, teksa zbulon se edhe e ka puthur.
“Patëm një moment që do ta mbaj mend gjithmonë”, ka thënë 52-vjeçarja.
E ndërsa me Harry-n ka kujtime të bukura, për bashkëshorten e tij, Meghan Markle nuk ka një mendim të mirë.
"Ai po manipulohet nga Meghan”, ka thënë Royal.