Gjobitet me 500 mijë euro, Mozzik zbulon arsyen pse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2024, 18:57
Një bisedë e bërë mes Mozzik dhe një gazetari dje, bëri bujë të madhe në rrjete sociale.
Mozzik për herë të parë tregoi se është dënuar nga ATK-ja me plot 500 mijë euro.
I pyetur për arsyen se pse, mes rreshtave ai tregoi që bëhet fjalë për tatime që sipas tij nuk i ka ikur asnjëherë por që nuk po e kupton saktësisht arsyen e dënimit.
Reperi gjithashtu ka thënë se ai ka biseduar me personat adekuat për këtë punë dhe po e paguan dënimin çdo muaj.
