Monika Kryemadhi bën rekurs në Gjykatën e Lartë për kthimin e telefonit që i është sekuestruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2024, 10:53
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vë në lëvizje Gjykatën e Lartë me rekurs dhe kërkon kthimin e një telefoni celular që i është sekuestruar në shtëpinë e nënës së saj.
GJKKO dhe Apeli i Posaçëm kanë rrezuar kërkesat e Kryemadhit dhe tani çështja pritet të shqyrtohet ne Gjykatën supreme.
Ilir Meta, ish-president dhe aktualisht kryetar i PL-së dhe bashkëshortja e tij janë nën hetim nga SPAK.
Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të Halit Valterit në lidhje me kontratat e lobimit me SHBA.
Ndërkohë, Ilir Meta po hetohet edhe për çështjen Cez-DIA.
