O’Reilly: BE të nisë një hetim publik për mijëra vdekje të emigrantëve në Mesdhe. Të ndryshojnë rregullat e kërkim-shpëtimit

Avokatja e Popullit e BE-së i ka bërë thirrje autoriteteve për një hetim publik për mijëra vdekje të emigrantëve që tentojnë të kalojnë në Detin Mesdhe.

Emily O'Reilly kërkon gjithashtu ndryshimin e rregullave të kërkim shpëtimit, pas raportit, për fundosjen tragjike të anijes së emigrantëve “Adriana” në brigjet e Greqisë.

Ngjarja qershorin e kaluar u mori jetën më shumë se 600 njerëzve, ndërsa më vonë u zbulua se FRONTEX nuk kishte ndërhyrë për shpëtim pasi autoritetet greke nuk I ishin përgjigjur kërkesave të unionit për ndihmë.

“Ne po kërkojmë një hetim të gjerë, jo vetëm për Adrianën, por për të gjitha ato mijëra vdekje që kanë ndodhur në Mesdhe gjatë viteve të fundit”, u shpreh O'Reilly për France24.

Mbikëqyrësja më e lartë e etikës së BE theksoi se agjencia e BE kishte dijeni për ekzistencën e anijes, por mungesave e dukshme e jelekëve të shpëtimit, fëmijët në bord dhe as rreziku qartë nuk arritën të nxisin përpjekjet në kohë që mund të kishin shpëtuar qindra jetë.

“Bashkëpunimi me autoritetet kombëtare kur ato nuk po I përmbushin siç duhet operacionet e kërkim shpëtimit, rrezikon ta bëjë BE-në bashkëpunëtore në veprime që shkelin të drejtat themelore dhe kushtojnë jetë”, vijoi ajo me kritikat.

Ngjarjet tragjike në det janë të shumta, ku sipas Zyrës ndërkombëtare të Migracionit më shumë se 27 mijë persona kanë vdekur që nga viti 2014, duke u përpjekur të Detin Mesdhe me varka të vogla, kryesisht nga portet e Afrikës Veriore.

Vdekjet raportohen pothuajse çdo ditë, pasi migrantët vijojnë në mënyrë të paligjshme përpjekjet për të shkelur Evropën, pas një sërë politikash gjithnjë e më shtrënguese për ti ndaluar ata.