Një burrë raporton se në një gropë të mbushur me ujë është një trup njeriu, nisin hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2024, 10:14
Një burrë ka njoftuar policinë se në një gropë të mbushur me ujë ndodhet trupi i një njeriu.
Sipas njoftimit thellësia e ujit është 2-3 metra ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, thuhet në raport.
