Haradinaj: Kurti ka zgjedhur rrugën e largimit nga NATO, që përkon me agjendën ruse
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti se ka zgjedhur rrugën e largimit nga NATO, që përkon me agjendën ruse. Ai shtoi se interesi i Kosovës nuk përputhet me interesin e Kurtit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen Franko-Gjermane që çon drejt anëtarësimit në NATO.
Ramush Haradinaj: “Për ne do të kishte qenë shumë interes që menjëherë pas arritjes së marrëveshjes që njihet si plani franko-gjerman ne të fillojmë më zbatim në mënyrë që të arrijmë në afatin kohor mundësinë e anëtarësimin në NATO. Mos t’i humbin këto momente kyçe të NATO-s siç është samiti i këtij viti, samiti i 75-të. E gjithë marrëveshja politike ka qenë që në rast të implemtimit të suksesshëm, Kosovës t’i hapen mundësi për integrim”.
Në deklaratë për media para fillimit të seancës plenare, ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti se ka zgjedhur rrugën e largimit të vendit nga NATO-ja, e që sipas tij kjo përputhet me agjendën ruse.
Ramush Haradinaj: “Për fat të keq kryeministri Kurti ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të largimit të Kosovës nga NATO, e që fatkeqësisht kjo është agjenda ruse, ne jemi kthyer nga agjenda ruse”.
Sipas Haradinajt, interesi i Kosovës dhe i Kurtit nuk përputhen.
Ramush Haradinaj: “Interesi ynë do të kishte qenë që menjëherë pas marrëveshjes, e veçanërisht për situatën e sigurisë të ecim me zbatim, të hyjmë në NATO. Për fat të keq Kurti ka shkuar prapa dhe kjo i ka sjellë këto rrethana”.
Deklaratat e Haradinajt vijnë pas përplasjes më të fundit mes Qeverisë Kurti dhe Perëndimit për çështjen e heqjes nga qarullimit të Dinarit serb në Kosovë


