Të tregosh përmes pikturës, Tasi: Në vizatim shfaqen tensionet që gjallojnë në hapësirë
Njeri është një subjekt i vënë në provë ndër vite, ndërsa piktura shfaq tensionet që gjallojnë në hapësirë. Me këtë mesazh 94-vjeçari Lekë Tasi ka zbuluar domethënien e pikturave të tij. Përpjekja për të rezistuar, shtypja kërkesat për të ecur e zhvilluar janë disa nga mesazhet në vizatimet e tij
Përmes pikturave Lekë tasi tashmë 95 vjeçar kërkon të tregojë jo vetëm të shkuarën, por edhe të ardhmen.
Në bardh e zi lufta për të rezistuar, mbrojtja por dhe detyrimi për të mos reaguar, mund të jetë pamja më domethënëse e viteve të komunizmit
Përpjekjet për të thyer muret apo kaluar në anën tjetër të varur mbi një tel të hollë, ndërsa të tjerët shikojnë. Ka pak Pikaso aty thotë Tasi.
Një kala si e beratit mbart nën themelet e saj dhe një kishë që i mbijetoi dhe diktaturës komuniste si një shenjë hyjnore
Në akademinë e shkencave rrëfeu dhe moment të ndryshme nga jeta e tij sidomos gjatë kohës së diktaturës. Njeriu si subjekt i vënë në prove është në qendër të artit të tij.
Në aktivitetin e zhvilluar në nder të tij tasi thekson se nëpërmjet pikturave ka kërkuar të tërheqë e drejtojë vëmendjen nëpërmjet asaj çka vizaton dhe tensioneve të fshehura e padëgjuara që gjallërojnë hapësirë.
