"Rrjedhje kimike" në një kompani të paketimit të produkteve farmaceutike, 54 punonjës përfundojnë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2024, 08:11
Të paktën 54 persona u dërguan në spital me simptoma helmimi (të përzier, të vjella, dhimbje koke), pas një incidenti të ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme në ndërtesën e një kompanie të specializuar në paketimin e produkteve farmaceutike në Pensilvani, SHBA.
Alarmi ra në ndërtesën e Sharp Packaging Solutions në zonën Mackenzie të Lehigh County pas raportimeve për një “rrjedhje kimike” dhe punonjësit shfaqën simptoma të helmimit.
Sipas raportit të CBS, 54 nga gjithsej 154 punëtorë u dërguan në spital dhe rreth 30 duhej të qëndronin për trajtim.
Rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes nuk janë sqaruar. Një përfaqësues i kompanisë tha se menaxhmenti po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për të hetuar rastin.

