Bobi i Portugalisë humbet titullin e qenit më të vjetër

Bobi, i kurorëzuar më parë si qeni më i vjetër në botë, ka humbur titullin e tij për shkak të dëshmive jo bindëse të moshës së tij.

Një rishikim i Guinness i nisur muajin e kaluar arriti në përfundimin se “nuk ka më provat që i nevojiten për të mbështetur pretendimin e Bobit si mbajtës i rekordeve”.

Bobi vdiq tetorin e kaluar në moshën 31 vjeç e 165 ditë, duke tejkaluar jetëgjatësinë 12-14 vjet për racën e tij, Rafeiro.

Ai u kurorëzua qeni më i vjetër i gjallë dhe qeni më i vjetër i të gjitha kohërave në shkurt 2023, pasi kishte jetuar një jetë të rrethuar nga macet në një shtëpi në Conqueiros, një fshat i vogël në Portugalinë qendrore.

Bobi fillimisht u njoh nga Guinness në moshën 30 vjeç e 266 ditë.

Por pasi jetëgjatësia e jashtëzakonshme e qenit ngriti disa pyetje në mesin e ekspertëve, Guinness pezulloi titullin janar, në pritje të hetimit.

Në atë kohë, pronari i Bobit, Leonel Costa tha se dyshimet ishin “të pabaza”.

Kur Bobi u diktua në vitin 2002, SIAC “nuk kërkoi prova të moshës për qentë e lindur para vitit 2008”, tha në një deklaratë gjyqtari i Guinness, Mark McKinley.

“Ne nuk jemi ende në gjendje të konfirmojmë një mbajtës të ri për rekordin,” shtoi Guinness.