Misteri i tingullit të balenave/ Zbulohet “paketa zanore” që prodhonin thirrjen e gjigantit të oqeaneve
Shkencëtarët kanë zbuluar misterin e tingullit intrigues që lëshojnë balenat në thellësi!
Ky tingull i balenave thellë në oqeane i ka tërhequr shkencëtarët për vite, në përpjekje për të zbërthyer prodhimin e tyre.
Përmes eksperimenteve të kryera në laringjet e hequra me kujdes nga trupat e 3 balenave të ndryshme, studiuesit zbuluan se ato të zhvilluar një strukturë masive dhe të veçantë që prodhon zhurmë.
‘Ajo që cilësohet si ‘paketë zanore’ tek balenat është në formën e një ‘U-je’ që përfundon me një gjëndër yndyrore në majë të laringut.
Shkencëtarët shpërthyen një bombol ajri brenda paketës në laringun e përdorur si eksperiment, cka rezultoi në prodhimin e tingullit.
Kjo anatomi vokale i lejon gjitarët detarë të këndojnë duke ricikluar ajrin dhe parandalon thithjen e ujit.
Studiuesit prodhuan modele kompjuterike të tingujve dhe treguan se zhurma e balenës kufizohet në një frekuencë të ngushtë e cila mbivendoset me zhurmën e prodhuar nga anijet e transportit.
Tingulli është absolutisht vendimtar për mbijetesën e balenave, sepse është mënyra e vetme që ata mund të gjejnë njëri-tjetrin për t'u çiftuar në oqean.
Studimi tregon se si zhurma e anijeve të transportit në oqean mund të parandalojë balenat të komunikojnë në distanca të gjata.
Sepse ato nuk kanë aftësinë të zgjedhin të tingëllojnë më fort për të sfumuar zhurmën në oqean.
Ekspertët theksojnë se prodhimi dhe marrja e tingullit është kuptimi më i rëndësishëm për gjitarët detarë, kështu që çdo studim që sqaron se si ata nxjerrin tinguj ka potencialin ta çojë fushën përpara


