Gaza, në dëshpërim të plotë, pa ushqime e ilaçe/ 10 autokollona të bllokuara, asnjë dakordësi për futjen e ndihmave
Organizatat humanitare kanë ngritur alarmin se jeta e civilët Palestinezë në Gazën Veriore po përballen me mungesë ushqimesh dhe ilaçesh. Autokolonat me ndihma janë të bllokuara në mungesë të dakordësisë.
Luftimet e vazhdueshme në Gazën veriore kanë penguar një përpjekje humanitare për të shmangur mungesën e bukës, teksa cilët palestinezë ka rënë në një dëshpërim të plotë me depo të zbrazura dhe asnjë furnizim rezervë.
Një përpjekje e OKB-së për të dërguar 10 autokolona me ndihma ushqimore në Gazën veriore për shtatë ditë u pezullua në fillim të kësaj jave pasi kamionët u plaçkitën nga turmat, një shofer u rrah dhe u raportuan të shtëna me armë mes skenave kaotike.
Raportet për përleshje të reja midis trupave izraelite dhe militantëve të Hamasit në Gazën veriore kanë përforcuar frikën se luftimet mund të vazhdojnë në të gjithë territorin për shumë muaj nëse nuk ka armëpushim, duke komplikuar më tej mundësitë e ndihmave.
Incidentet e plaçkitjeve kanë filluar prej më shumë se një muaji tashmë. Në disa janë përfshirë madje edhe banda të organizuara dhe të armatosura, por shumica duken spontane.
“Në shumicën e rasteve, kur ushqimi merret direkt nga autokolonat, është për shkak të dëshpërimit të plotë, ku njerëzit madje e hanë atë në vend”, tha Jonathan Foëler, një zëdhënës i Agjencisë së OKB-së.
Agjencitë e ndihmës besojnë se tashmë mund të ketë "xhepa uria" në Gaza, ku qindra mijëra njerëz jetojnë në rrënojat e ish-shtëpive të tyre pa pothuajse asnjë infrastrukturë funksionale.
Luftimet e ashpra vazhduan në Gaza të mërkurën, një ditë pasi një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm u bllokua nga vetoja e SHBA-së . Uashingtoni argumentoi se rezoluta do të rrezikonte përpjekjet për lirimin e pengjeve.


