VIDEO/ Meritoni dhe Ilnisa bëjnë planet e tyre së bashku pas daljes: Kur të jem duke ecur me makinë, me shpejtësi…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2024, 14:34
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi teksa ishin të shtrirë pranë njëri-tjetrit diskutuan mbi jetën e tyre jashtë.
Dyshja kanë pasur jo pak dinamika brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi ishin ata që organizuan edhe martesën e parë në “Big Brother VIP 3”.
Gazetarja e njohur thotë se po i mungon shumë koha jashtë dhe që nuk i ka vlerësuar disa gjëra kur i ka pasur.
Një pjesë nga biseda:
Ilnisa: Kjo kohë që po kaloj këtu po më bën të kuptoj se sa e rëndësishme është jeta jashtë dhe se sa shumë të merr malli për gjërat që si ke vërejtur më parë.
Meriton: Si do e shijosh kohën jashtë?
Ilnisa: Do hap krahët çdo 15 minuta, kur të jem duke ecur me makinë, me shpejtësi dhe në një udhëtim të gjatë.
View this post on Instagram
