VIDEO/ "Mbase nuk e prezantoj unë vitin tjetër", Arbana "thumbon" Ledionin?
Prezantuesi i spektaklit televiziv "BBVA3", Ledion Liço, devijoi paksa rregullat e "Vëllait të Madh", duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj.
Ledioni i komunikoi Romeos se shoku i tij, Elvis Myrta, i eliminuar nga shtëpia, tashmë është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas”, një program të cilin e drejton Romeo dhe vëllai i tij Donaldi.
“Po e them këtë se mbase nuk e prezantoj unë vitin tjetër…”, tha Ledioni.
Pak minuta pas kësaj deklarate, Arbana Osmani, prezantuesja e dy edicioneve të mëparshme, postoi në rrjetin social "Instagram" një mesazh: “E di, e di :)”.
Ky postim është parë në rrjetet sociale si një thumb i hapur kundërdrejt Ledionit, i cili mori rolin e saj si prezantues për sezonin e tretë. Mirëpo kishte edhe komente që ngritën dyshimet se moderatorja mund të rikthehet në format, meqënëse emri i saj preferohet më shumë për drejtimin e "BBV".
