Surprizohen nga "Vëllai i Madh"/ Ledioni pyet çiftin në qoftë se i frikëson diçka, Heidi: Mua po...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2024, 22:01
Romeo dhe Heidi janë një ndër çiftet më të parapëlqyera të shtëpisë së spektaklit televiziv "BBVA3".
Edhe pse kanë shprehur një pëlqim për njëri-tjetrin ato akoma nuk kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Pak orë para festës së Shën Valentinit, "Vëllai i madh" i ka surprizuar me një video përmbledhëse me momentet e tyre romantike.
Më pas Ledioni i pyeti në qoftë se frikësohen nga diçka që nuk e çojnë marrëdhënien e tyre në një stad tjetër.
Një pjesë nga biseda:
Heidi: Unë kam jetën në Itali. Romeo është këtu. Nuk kam qejf të tallem. I shih gjërat afatgjata.
Romeo: E vetmja gjë më pengon mua janë këto mure.
Ledioni: Muret i kemi në kokat tona