U largua nga Brescia, Emanuele Ndoj ''zbret'' një kategori më poshtë, firmos me ekipin tjetër italian në Serie C

Emanuele Ndoj është mesfushori më i ri i Catanias në Itali.

27-vjeçari vetëm pak javë më parë u largua nga Brescia, aty ku ka luajtur që në moshën 19-vjeçare.

Edhe pse ishte një lojtar në Serie B, me "Dallëndyshet" që janë në garë për zonën play-off dhe elitën e futbollit italian, Ndoj vendosi të firmosë në Serie C.

I lirë në merkato, ish-mesfushori i Kombëtares ka zgjedhur të luajë në jug të Italisë.

Firma në kontratë është deri në verën e këtij viti, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon.

Ndoji me Kombëtaren ka luajtur gjashtë takime, ku ka shënuar edhe një gol.

Mesfushori sezonin e shkuar luajti 28 ndeshje me Brescian në Serie B.