I dënuar për një sërë krimesh në Belgjikë, arrestohet në Itali 47-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2024, 17:09
Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga autoritetet belge.
Sapo shqiptari është raportuar se ka hyrë në territorin italian, policia është vënë në lëvizje dhe ka mund ta identifikojë dhe arrestojë.
47-vjeçari shqiptar në Belgjikë është dënuar për kultivim, prodhim, përpunim, posedim dhe transport të lëndëve narkotike, si dhe pjesëmarrje në organizata kriminale e përkushtuar për trafikun e drogës.
Mediat italiaine raportojnë se oficerët e shoqëruan 47-vjeçarin në zyrat e Policisë Shkencore për t’i nënshtruar identifikimit me foto.
