VIDEO/ Fytyrë më fytyrë, vijon debati Egla-Graciano, finalizohet me një puthje…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2024, 13:52
Para pak ditësh, dy prej banorëve të spektaklit televiziv "BBVA3", Graciano dhe Egla patën debatin e tyre të parë, ku tema kryesore ishin mbathjet.
Egla e ofendoi pasi Graciano u ndërrua në dhomën e gjumit.
Me tone të larta ajo iu drejtua duke i thënë të shkojë të vishet diku tjetër, mirëpo banori e refuzoi duke i thënë me ironi të mbulojë kokën.
Më pas Egla i tha Gracianos se në këtë mënyrë të sillet te “shtëpia e mamit”, fjalë e cila nuk i pëlqeu aspak balerinit.
Ditën e sotme, debatet mes tyre kanë vijuar, por ndryshe nga herët e tjera, e mbyllën me një puthje.
View this post on Instagram
