Mbreti Charles III dignostikohet me kancer

Ditën e sotme mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer dhe ka filluar trajtimin bën të ditur pallati i Buckingham.

Diagnoza vjen pas trajtimit për një prostatë të zmadhuar, megjithëse pallati nuk ka konfirmuar se çfarë lloj kanceri ka Mbreti.

Një zëdhënës i pallatit thotë: “Madhëria e tij është trajtuar për zmadhimin beninje të prostatës.

“Pikërisht gjatë kësaj ndërhyrjeje u vu në dukje çështja e veçantë shqetësuese dhe më pas u diagnostikua si një formë kanceri.

"Kjo gjendje e dytë tani do të marrë trajtimin e duhur."

Monarku është këshilluar nga mjekët që të ndalojë çdo detyrë publike.

Mbreti Charles III dignostikohet me kancer