“A ka kryer marrëdhënie se*suale me ndonjë fanse?”/ Shpat Kasapi si asnjëherë më parë: Jam futur në burg...

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”, ku ka rrëfyer se ka qenë në burg disa herë.

Në një lojë “Po ose Jo” me moderatorin e njohur, Ronaldo Sharka, pyetjes a je futur ndonjëherë në burg, qoftë edhe në paraburgim, Shpati i është përgjigjur duke thënë “Po, tre herë. Për shumë arsye, megjithëse të dobëta dhe banale”.

Po ashtu, këngëtari ka pranuar se ka konsumuar lëndë narkotike. Ndërkaq, ngacmimit të Ronaldos se nëse ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale me ndonjë fanse që e ka njohur aty për aty gjatë koncertit, Shpati i është përgjigjur që “Jo”.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Shpat Kasapi a ke tradhtuar ti ndonjëherë?

Shpati: Jo.

Ronaldo: Regjia më thotë që nuk je i sinqertë Shpat.

Shpati: Nga e dinë ato?

Ronaldo: Nuk e di. Ato kanë makineritë e kohës, makineri vërtetësie…

Shpati: Jo-ja ngelet jo. Tani a e lamë që loja të ishte me “Po” ose “Jo”.

Ronaldo: Shpat Kasapi, je futur ndonjëherë në burg, qoftë edhe në paraburgim?

Shpati: Po, tre herë.

Ronaldo: Për…

Shpati: Shumë arsye.

Ronaldo: Uau…

Shpati: Arsye të dobëta, banale, por…

Ronaldo: Shpat Kasapi ke provuar ndonjëherë lëndë narkotike?

Shpati: Po.

Ronaldo: Shpati, a ke kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale me ndonjë fanse që e ke njohur aty për aty gjatë koncertit?

Shpati: Jo.

Ronaldo: Në rregull, po pse?

Shpati: S’më ka pëlqyer…

Ronaldo: Shpati, a i ke dhënë ndonjëherë ryshfet Policisë së Shtetit për të të mos hequr patentën?

Shpati: Po, jo për patentë por për respekt.

Ronaldo: Nëse të vjen tani live ftesa për të hyrë në Big Brother do të shkoje?

Shpati: Jo.