VIDEO/ Cllevio i përgjigjet Xhensilës: Na kapi frika...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2024, 10:20
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, përmes një postimi në rrjetin social "Instagram".
Kohët e fundit nëpër media qarkullon lajmi për një divorc të mundshëm me Bes Kallakun, pasi çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete.
Këngëtarja është përfolur shumë nga fansat e saj për raporte të krisura në çift, por ‘shpërtheu’ kur reperi Cllevio aludoi se ndarja e saj me Besin ka ardhur si shkak i një “Bossi në Dubai”.
Xhensila ka paralajmëruar se kushdo që merret me emrin e saj duke gënjeshtruar, do të përballet me përgjegjësi juridike.
Pas këtij postimi ka reaguar Cllevio me anë të një video-je në platformën "TikTok".
