Sulme të ashpra afër Kherson, vriten dy vullnetarë francezë, tre të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2024, 11:28
Nuk ndalet agresioni rus në Ukrainë. Autoritetet ukrainase thonë se dy vullnetarë francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën gjatë një sulmi rus në qytetin jugor Beryslav, afër Kherson.
“Vullnetarët e huaj u vranë dhe u plagosën për shkak të një sulmi armik në Beryslav,” shkroi guvernatori Prokudin në Telegram.
“Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë”, shtoi më tej ai, pa specifikuar funksionet e sakta të këtyre “vullnetarëve”.