Lideri i opozitës së Ugandës: Ne po bëjmë thirrje për një revolucion kundër Musevenit!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2024, 20:45
Lideri kryesor i opozitës së Ugandës, Robert Kyagulanyi, i njohur më mirë si Bobi Wine, ka dhënë një intervistë përpara një kanali televiziv francez.
Ylli i muzikës i kthyer në politikan, bëri thirrje për “mosbindje civile, një kryengritje morale, një revolucion” në Ugandë, e cila është qeverisur për 38 vjet nga presidenti Yoweri Museveni.
“Kam frikë për jetën time sepse e di që regjimi është i vendosur për të eliminuar të gjitha llojet e sfidave,” tha Wine.
Wine, aktualisht ndodhet në arrest shtëpie dhe mediat bëjnë me dije se shoferi i tij u qëllua për vdekje në 2018.
Zgjedhjet e ardhshme në Ugandë janë planifikuar për në vitin 2026.

