FOTO/ Luizi tregon dhuratën e veçantë që mori për vajzën e tij në Kanada
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2024, 20:28
Fenomeni Luiz Ejlli vazhdon sukseset e tij në karrierën si këngëtar. Që pas daljes nga Big Brother VIP vitin e kaluar, kanë qenë të shumta koncertet e tij kudo nëpër botë.
Koncerti i rradhës për Luizin ishte në Kanadan e largët ku si gjithmonë shkodrani e ka ndezur atmosferën.
Një detaj i veçantë gjatë këtij koncerti ishte momenti kur Luizi mori nga disa fansa si dhuratë për vajzën e tij dhe Kiarës, që pritet të vijë në jetë së shpejti, një palë këpucë të vogla.
Këtë dhuratë Luizi e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij ku si gjithmonë nuk ka harruar as shakatë e tij si gjithmonë.


